27 Shkurt, 2022

Beyonce dhe Jazy-z duken më të dashuruar se kurrë teksa janë fotografuar duke kaluar një darkë romantike së bashku në restorantin Italian


Beyonce dhe Jay-Z u panë së fundmi duke shijuar nga një gotë verë të kuqe së bashku në  restorantin e ri të “Hollywood”, “Mother Wolf”.Këngëtarja ra në sy  me stilin e saj elegant në restorantin e italian, me një pulovër ngjyrë të kuqe flakë. Ndërsa Jay-Z, dukej casaual me një bluzë të bardhë dhe me një kapele të zezë bejsbolli.

Reperi dhe ylli botëror janë bashkë që nga viti 2008 dhe kanë tre fëmijë, Blue Ivy, 10 vjeç dhe binjakët Sir dhe Rumi, katër vjeç.

Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama , Sasha, 20 vjeç, e cila ndodhej në restorant në të njëjtën kohë me çiftin u pa duke shkuar drejt tryezës tryezës së tyre për t’u përshëndetur.

Beyonce u rekrutua për të dhënë performancën tradicionale të ‘The Star-Spangled Banner’ në inaugurimin e dytë të Obamës në janar 2013. Familjet kanë mbetur miqësore që atëherë, ndërsa në vitin 2018 Sasha dhe Michelle u panë duke ndjekur një performancë të Jay-Z dhe Beyonce në Paris.

© Panoramaplus.al