24 Korrik, 2022

Beteja nuk ka mbaruar ende. Pas Amber Heard edhe Johnny Depp i drejtohet sërish Gjykatës, ja çfarë kërkon ai


Ndryshe nga sa menduam, Johnny Depp nuk e ka mbaruar betejën me ish-gruan e tij Amber Heard.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!News, ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ paraqiti një apel duke kërkuar të anulohet vendimin prej 2 milionë dollarësh të dhënë për Heard gjatë gjyqit për shpifje.

“Ky ishte një vendim jashtëzakonisht pozitiv për zotin Depp,” thanë përfaqësuesit e Depp në një deklaratë për E! News. “Vendimi flet vetë dhe zoti Depp beson se kjo është një kohë që të dyja palët të vazhdojnë me jetën e tyre dhe të shërohen. Por nëse zonja Heard është e vendosur të ndjekë një proces gjyqësor të mëtejshëm duke apeluar vendimin, zoti Depp do të depozitojë një kërkesë për të siguruar që procesverbali i plotë dhe të gjitha çështjet ligjore përkatëse të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit.”

Më 1 qershor, Gjykata në Virxhinia mori vendimin në gjyqin për shpifje të Depp dhe Heard, i cili zgjati më shumë se gjashtë javë dhe bëri bujë në mbarë botën. Juria vendosi që Heard ishte përgjegjës për shpifje ndaj Depp dhe i dha aktorit 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut Fairfax, Penney Azcarate, më vonë e zvogëloi dëmin ndëshkues në 350,000 dollarë, që është kufiri ligjor i shtetit, duke e bërë dëmshpërblimin e tij total më pak se 10.4 milionë dollarë.

Sa i përket kundërpadisë së Heard, juria i dha aktores 2 milionë dollarë si dëmshpërblim. Më 21 korrik, megjithatë, Heard dhe ekipi i saj ligjor apeluan vendimin.

Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë,” tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë për E!News. “Prandaj ne po apelojmë verdiktin. Ndërsa e kuptojmë se depozitimi i sotëm do të ndezë zjarret në Twitter, ka hapa që duhet të ndërmarrim për të siguruar drejtësi.”

Përfaqësuesi i Depp iu përgjigj dosjes duke i thënë E! News, “Ne mbetemi të sigurt në rastin tonë dhe se ky vendim do të qëndrojë.”

Në një intervistë të fundit me Savannah Guthrie të ‘NBC News’, Heard u kthye te gjyqi dhe pranoi se ajo ende ka dashuri për ish-burrin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo e cilësoi gjyqin si një përvojë të vështirë.

“Çdo ditë, kaloja tre, katër, ndonjëherë gjashtë blloqe qytetesh të rreshtuara me njerëz që mbanin tabela që thoshin: “Digjeni shtrigën. Vdekje Amberit”, tha Heard. “Pas tre javësh e gjysmë, unë dola në tribunë dhe pashë vetëm një sallë gjyqi të mbushur plot me fansa të Kapiten Jack Sparrow, të cilët ishin të zëshëm, plot energji. Kjo është gjëja më poshtëruese dhe e tmerrshme që kam kaluar ndonjëherë”, shtoi ajo. “Unë kurrë nuk jam ndjerë më e larguar nga njerëzit e mi. Jam ndjerë më pak se njeri.”

© Panoramaplus.al