Partnerja e futbollistit të njohur, Mauro Icardi, Wanda Nara gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në emision italian “Ballando con le stele” ka folur për betejën e saj me leuceminë.
“Më është dashur të udhëtoj në Milano dhe sa herë që udhëtoj bëj gjithmonë teste. Vlerat ishin pak të çuditshme dhe mjekët filluan të shihnin gjërat.”- tha modelja.
Ajo gjithashtu tregoi se sa e vështirë ishte për të në spital kur pa mediat që raportonte për sëmundjen e saj.
“Ishte ndezja e televizorit në spital dhe shihja ‘Wanda është e sëmurë’ qaja pa e ditur se çfarë kisha në të vërtetë”, kujton ajo.
Pavarësisht sëmundjes së saj, ajo është bërë pjesë e “Dancing With The Stars” në Itali, ndërsa gjatë intervistës Wanda tha se një nga arsyet pse është bërë pjesë e këtij spektakli, ishin fëmijët e saj.
“Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët e zbuluan diagnozën time. Unë qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në ‘Dancing With The Stars’, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme. Para nënshkrimit të kontratës, i pyeta mjekët nëse mund të angazhohesha në këtë spektakël gjatë trajtimit. Ata më thanë po, 100 për qind, bëje. Besoj se është një shembull për fëmijët e mi. Ata do të ndihen sikur gjithçka është në rregull. Po kërcej për të treguar se jam mirë”, është shprehur Nara.




