22 Shtator, 2023

“Besoja se do të ishim derisa vdekja të na ndante”/ Shakira ‘hap’ zemrën dhe flet për ndarjen nga Pique: Unë iu përkushtova atij


Ndarja e Shakirës dhe ish partnerit të saj Gerard Pique ishte një ndër më të bujshmet në Hollyëood për vitin që lam pas.

E teksa ish-çifti janë treguar të rezervuar për të folur nëpër Intervista pas ndarjes së tyre, Shakira ka vendosur të hapi zemrën gjatë intervitës së saj në Billboard.

Gjatë bisedës, ylli latin u shpreh se ajo mendonte se do të ishte me ish-futbollistin derisa vdekja t’i ndante.

“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për gazetën.

Këngëtarja e hitit “Hips dont lie” shtoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme”, tregoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur.Dhe ata kanë qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, shtoi ylli.

Duke reflektuar mbi lidhjen e mëparshme me Pique, 46 vjeçarja, pranoi se iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me ish-futbollistin në Spanjë.

“Gjëja është se unë i jam përkushtuar atij. Për familjen, për të. Ishte shumë e vështirë për mua të merrja pjesë në karrierën time profesionale ndërsa isha në Barcelonë. Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime. Ishte e vështirë të ruash ritmin”, rrëfeu Shakira.

Shakira dhe Pique, 36 vjeç, konfirmuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të lëshuar vitin e kaluar. Më vonë u raportua se ylli i muzikës ishte “shkatërruar” për tradhtinë e futbollistit me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia Marti.

Shakira gjithashtu ka ndezur thashethemet për lidhje me atletë të tjerë të famshëm pas ndarjes nga Pique me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butler në Londër.

Gjithashtu ajo u përfol dhe për një romancë me yllin e Formula 1, Leëis Hamilton , pasi dyshja janë par shpesh herë nën shoqërinë e njëri- tjetrit në Miami dhe Barcelonë.

© Panoramaplus.al