Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, feston sot ditëlindjen e saj të parë. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre, mami dhe babi kanë vendosur që për fansat të zbulojnë portretin e së bijës.
Këngëtarja dhe aktori i njohur kanë publikuar në profilet e tyre në “Instagram”, foto ku shfaqen së bashku me Ajkën e vogël. Ata gjithashtu kanë zgjedhur edhe fjalët më të bukura për të uruar të bijën.

Ndërkohë që Xhensila ka 3 ditë që po shkruan urimin për Ajkën (sipas Besit), ai vendosi shpejt e shpejt të publikonte këtë foto të ëmbël bashkë me një dedikim mjaft të përzemërt.
Aktori e quan të bijën “Ajka e zemrës sime” dhe i shpreh dashurinë ashtu siç di vetë, me humor dhe dhembshuri.

Dedikimi i Bes Kallakut:
O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar ?. Ç’ti bëjmë qaramanes? ?
Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri.
Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën te të tjerët.
Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen.
Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.
Ne po të mësojmë si te ecësh vetë, si bën qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit ne fakt ?).
Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.
Ta dish qe te dua aq shum sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” ?
Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”.

Dedikimi i Xhensilës për Ajkën:
“Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten .
Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty.
Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka.
Ajka endrra jone e ber realitet”.
© Panoramaplus.al
