Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ky vit është më i veçanti për ta, pasi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Ajkës.

Së fundmi Xhensila ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet shumë elegante e veshur me të zeza dhe pallto.

Në foton që ka marrë mijë pëlqime dhe komente, vihet re se edhe Besi ka patur diçka për të thënë. Aktori i humorit është ankuar publikisht duke treguar se çfarë ka hequr që të shkrepë pozon e duhur të Xhensilës.

“E ç’kam heq me bo 150 foto veç me zgjedh 1 për instagram” komenton Besi duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
