Aktori i njohur Erion Isai feston sot 30-vjetorin e lindjes. Ai ka postuar në profilin e tij në “Instagarm” disa momente nga festimet e deri tanishme për ditëlindje.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet me kolegët në punë dhe tortën që ata i kishin përgatitur. Bashkëngjitur me foton Erioni shkruan: “Ca embel ta nisin diten. Faleminderit stafit qe jane shume te mire. ?”.

Ndërkohë në një tjetër postim, aktori publikoi tortën e veçantë që i kishte përgatitur Bes Kallaku, në të cilën i shkruante: “Ene iqin o figurë”.

Ndërkohë Besi bëri dy postime për t’i uruar mikut të tij ditëlindjen. Në një postim në “Instastory” ka bërë një urim super special për kolegun e tij.

“Erion vëllai, urime ditëlindjen. Është kënaqësi të ndaj suksesin dhe punën gjatë gjithë këtyre viteve me ty”, i ka shkruar Besi atij.

Ndërkohë në një tjetër postim në “Instagram”, Besi ka nxjerrë një foto ku ata shfaqen si “vajzat e instagram”-it dhe shkruan: “Urime ditlindjen zhbirdi vllait ??? @erion_isai edhe ni qin vjeq ? Gzuar 30 vjetorin. Tu boft 100€ ora. ? @b.e_coffee_official”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
