8 Mars, 2019

Bes Kallaku bën urimin më të bukur për femrat e jetës së tij: Bekimet e mia… (FOTO)


Me rastin e 8 Marsit, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka vendodur që femrat më të rëndësishme të jetës së tij, t’i urojë nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it.

Ai ka publikuar një kolazh me foto ku ka pozuar me mamanë e tij Shpresën, gjyshen Ijen dhe bashkëshorten, Xhensila. Ndërsa me humor shkruan se nuk kishte gjetur foto me të motrën Ana, pasi nuk i pëlqente vetja në to.

“Gratë e jetës. Mami Shpresa, më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë për jeten. Xhensila ime më shtoi jetën, dhe bashkë i dhamë jetë jetës. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, të dua shumë, nuk gjeta foto sepse kisha dalë shumë keq vetë aty.)”, shkruan Besi në postim.

© Panoramaplus.al