Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka treguar shpesh se është një nga admiruesit më të mëdhenj të ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi reperi ka treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe “ilaçi” që e ka shëruar është imazhi i ish-kryeministrit.

Në një video të shpërndarë në Instagram, reperi duket se po konsumon çaj, por ajo që është vënë re është fotografia e ish-kryeministrit e cila është e stampuar tek filxhani.
“U shërova s’jam më me grip”, ka shkruar Stresi bashkëngjitur videos.


Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi reperi ka deklaruar se përveç resepektit dhe simpatisë që ka për të, ish-kryeministri është edhe i afërm i tiji.
“Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë. Unë Berishën e kam të familjes nga gjyshi, kushëri të afërt shumë. Gjyshi im nga babai e ka kushëri të parë. Shumë pak veta e dinë.”, tha ai.


© Panoramaplus.al

