24 Nëntor, 2018

Bëri sikur nuk e njohu, Olti Curri ka sërish diçka për t’i thënë Adelinës: Jam fans i Aizizit, por… (FOTO)


Një ditë më parë, gazetari Olti Curri thumboi këngëtaren Adelina Tahiri në një fotografi ku ajo shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj.

Kjo foto është publikuar nga një faqe në rrjetin social “Instagram”, ku si diçiturë shkruhej: “Adelina me bashkëshortin”. E pikërisht këtu komenton edhe Olti, i cili shkruan: “Kush është bashkëshorti këtu?”.

Lidhur me këtë koment, “Prive” kontaktoi me këngëtaren, për të marrë mendimin e saj. “Kush është ky? Ndonjë fans? Apo ndonjë që do të bëjë emër në krah të të tjerëve? Se njoh. Kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ishte përgjigja e Adelinës.

E mesa duket gazetari ka vendosur që të mos e lërë me kaq. Olti ka publikuar një foto në “Instastory” ku është lajmi i zënkës së tyre.

Në foto ai shkruan: “Po Adeline, jam fans i Azizit por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij”. Këto fjalë ai i ka shoqëruar me emoji duke qeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al