26 Korrik, 2019

Bëri sherr me Trejsi Sejdinin në club, laçiana i kthehet ashpër: Të mbetemi femra përballë çdo trasgender që na del para


Pak ditë më parë u bë menjëherë virale një video e një sherri të dhunshëm, ku ishte e përfshirë edhe ish-Miss “Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Kjo e fundit reagoi një ditë më parë duke thënë se nuk kishte marrë pjesë në sherr, por vetëm ishte e pranishme në vendin ku ndodhi ngjarja.

“Përshëndetje! Ka disa ditë që qarkullon lart e poshtë një video ku duket sikur unë përfshihem në një debat. Faktikisht pamjet e njerëzve jashtë atij clubi të lënë ta mendosh diçka të tillë por unë doja t’ju qetësoja sadopak të gjthëve pasi lajmi nuk është i vërtetë. Unë kam ardhur për pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnjë konflikt. Nuk është faji im që ka njerëz që zihen nëpër clube ku jam dhe unë prezente po kjo s’do të thotë detyrimisht që kam dhe unë lidhje me sherrin! Kështu që merruni me punët tuaja se të ishte për portalet do më kishin nxjerrë mam të divorcuar me dy kalamaj deri tani. Kalofshi një ditë të mirë!”, shkruan Trejsi në postimin e saj.

Por në lidhje me këtë sherr ka reaguar edhe vajza tjetër që ishte e përfshirë në këtë sherr. Ajo shprehet se kanë rënë pre e provokimeve të turpshme me vlerë 20 cent.

“Më vjen shumë turp që u bëra pjesë e një ngjarje të tillë, por me besoni që ndodh të biesh pre e provokimeve të turpshme me vlerë 20 cnet. Unë në të kaluarën time nuk kam asnjë ngjarje të tillë, që duke u krahasuar me personin përballë, rastet kanë qenë përherë publike. Këshilla ime ishte të mbetemi FEMRA përballë çdo miss trasgender që na del para”.

© Panoramaplus.al