31 Janar, 2019

“Bëre gabim që u ndave nga Mimoza”, Seldi i kthehet keq fanses: Ti ke ikur për…


Muaj më parë bëri bujë ndarja e dy këngëtarëve të njohur, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Madje edhe tani që ka kaluar pak kohë nga kjo ngjarje, ata sërish vazhdojnë të komentohen shumë në rrjetet sociale.

Së fundmi Seldi publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku vëmendjen e tërhoqi komenti i një ndjekëseje. Kjo e fundit shprehej se kishte bërë gabim që ishte ndarë nga Mimoza.

“Nëse ke bo najher gabim n’jetën tane ki ba gabim që je nda nga Mimoza Shkodra, qikë ma t’mir e ma t’bukur e ma me vlera ski pas, nuk ke dhe s’do kesh kurrë dhe sa rrin ngat ktyre pilivesave idiote Keisi, Rasheli e kto debilet shko te gruja jote se t’do me shpirt se jeta nuk ësht 1 dit është 1 jetë e nuk kalohet gjithmonë n’lule n’lule se merr dhe famë të keqe. Mendo se ke për t’u plak dikur dhe do kesh nevojë për familje, për fëmijë, për mbesa, nipa… Logjiko pak më gjatë se kshu si ja ke nis ti je duke përfundu single përgjithmonë. Për mu je këngëtari më i mir, jam fanse e jotja, po ma ke prish qefin qysh se je nda nga Mimoza Shkodra. Bashkojuni ju lutem”, i shkruan ndjekësja.

Ky koment është lexuar nga Seldi, i cili ka vendosur që t’i kthejë përgjigje fanses së tij. “A ti ke shku për lesh mi xhaxh”, duke ia mbyllur gojën njëherë e mirë me përgjigjen.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al