26 Korrik, 2022

Beqare prej disa muajsh, por ja kush është personi që po e shoqëron kudo Dua Lipën këto kohë


Kush ka nevojë për një të dashur për ta shoqëruar kudo kur ke vëllain? Dua Lipa jo njëherë…

Që kur është ndarë nga Anwar Hadid në muajin nëntor të 2021 Dua ka qenë ‘single’ totalisht e fokusuar te karriera. Ajo ka nisur turin botëror ‘Future Nostalgia’ dhe po mban koncerte në vende të ndryshme të botës.

Dhe këtë herë nuk po e shoqëron asnjë partner, por i vëllai Gjini. Dua ka ndarë fillimisht një video me të voglin e familjes duke shkruar: “Shoku im i turit”.

Më pas ajo ka bërë sërish një postim me një grup fotosh me Gjinin. “Përsëri në turne ~ me ndihmësin tim të besueshëm ~ Montreal shihemi sonte!!!!”- shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pas disa ditësh Dua do vijë në Prishtinë për shkak të ‘Sunny Hill’, ku përveçse organizatore edhe do performojë në 5 gusht. Këtë vit gjasat janë të vijë vetëm me familjen teksa vitet e mëparshme ka ardhur çift.

Në 2018 ajo shoqërohej nga i dashuri i atëhershëm, kuzhinier, Isaac Carew, me të cilin nisi romancën në 2013 dhe e përfundoi në 2019.

Dhe në 2019 ishte me Anwar Hadid me të cilin sapo kishte nisur lidhjen. Po ashtu, vitin e kaluar Anwar ishte edhe në Shqipëri ku Dua qëndroi disa javë për pushimet verore, mes Tiranës, Krujës dhe jugut të Shqipërisë. Anwar u shpreh se i pëlqeu shumë vendi ynë, madje asokohe u pa me veshje kombëtare teksa mori edhe fanelën e ekipit të Tiranës nga kryebashiaku Erion Veliaj.

© Panoramaplus.al