28 Shkurt, 2022

Beniada Nishani tha se fle akoma me biberon në gojë, reagon Ardit Çuni


Ardit Çuni ka reaguar pas deklaratave të Beniada Nishanit e cila tha se ai fle akoma me biberon në gojë dhe se mes tyre nuk ka shanse të ketë diçka më shumsë se miqësi.

Këngëtari e ka marrë me sportivitet gjithë situatën dhe sot ka postuar një foto në Instastory ku shkruan: “Ku është biberoni?”, teksa ka etiketuar dhe modelen. Postimi është shpërndarë edhe nga Beniada e cila shkruan me humor: “Do të rraf”.

Beniada tha se fle akoma me biberon, reagon Arditi

Kujtojmë se në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka. Por, ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok. Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lindte edhe ndonjë gjë mes tyre.

Por, Beniada i surprizoi të gjithë ditën e djeshme në “E diell” me deklaratat e saj për këngëtarin. Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.

Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”– është përgjigjur Beniada.

© Panoramaplus.al