Epo ishte e pritshme nga një fanse e historisë së dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj.

Po flasim për ish-finalisten e Big Brother Vip, Beniada Nishanin. Modelja është shumë aktive në Instagramin e saj, ku së fundmi ka realizuar një “intervistë virtuale” me fansat e saj. Beniada iu ka drejtuar ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.
“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.
Ju kujtojmë që dikur kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj, por më pas ka ndryshuar mendim.
Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur.
Ajo publikoi një video ku ndodhet në makinë me vëllain duke dëgjuar këngën e Donaldit ‘Toxic love’. Kjo këngë është një dedikim për Borën në të cilën Donaldi përshkruan gjithë ndjenjat dhe zhvillimet e lidhjes së tyre. Për më tepër, modelja e ka cilësuar atë si “kënga më e mirë romantike”.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

