21 Tetor, 2021

Beniada Nishani bën veprimin e papritur, lëpin në faqe Ilir Shaqirin! Ja reagimi i balerinit


Prova javore këtë herë për banorët e “Big Brother VIP” është që të mbajnë veshur një triko të bërë enkas për dy persona. Secili prej tyre zgjodhi rastësisht partnerin që do të kenë në krah, duke u ndarë dyshe-dyshe.

ilir shaqiri, beniada nishani (1)

Një ndër “çiftet” e krijuara ishte Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani. Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë së bashku me Granitin, Arditin, Fifin dhe me Sabianin, Beniada bëri një veprim të papritur.

Na çmene me këtë italishten mu në vrimë të veshit!”, i tha Iliri Beniadës në një moment kur ajo nuk po dinte se si të shprehej në shqip për shenjat e horoskopit.

ilir shaqiri, beniada nishani (5)

Biondja seksi u kthye nga ai me fytyrë dhe i dhuroi një puthje në faqe balerinit. Por fill pas kësaj, ajo e lëpiu. Kjo shkaktoi të qeshura nga banorët e tjerë, që nisën ta ngacmonin Nishanin. E vënë në siklet, Beniada tha:

Ua, kemi atë kamerën përpara. Uaaa, goca, gruaja. Na falni! Ngacmuesja unë…”.

ilir shaqiri, beniada nishani (2)

Ndërkohë, Iliri për pak qëndroi si i ngrirë e më pas nisi të bënte shaka duke kënduar: “O moj bluzë, o moj bluzë! Ç’na bëre?! Kur s’ke nga ja mban!”, e më pas shtoi: “Dëgjo, unë do iki të lahem tani, hajde deri te dera e dushit. Do presësh, s’ke ç’bën se më duhet triko”.

ilir shaqiri, beniada nishani (4) beniada nishani, ardit cuni, donald veshaj (6) beniada nishani, ardit cuni, donald veshaj (7) beniada nishani (2) beniada nishani 3 beniada nishani (24) beniada nishani (25) beniada nishani (23)

© Panoramaplus.al