Pas më shumë 8 muajsh në një lidhje të konsoliduar, Beniada i jep fund lidhjes me Blerti Hajdarin. Ishte nëntor, kur “Panorama Plus” zbuloi se çifti kishte nisur një histori të re dashurie dhe po përpiqeshin ta jetonin sa më larg fokusit mediatik. Të gjithë po prisnin të reja nga kjo dyshe, por pikërisht atëherë ka mbërritur edhe lajmi i ndarjes së tyre. Burime për “Iconstyle” tregojnë se çifti është ndarë, madje nuk ndiqeshin më në “Instagram”.

Para se të çaktivizonte llogarinë e tij, Blerti gjithashtu hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund. Nga ana tjetër. Beniada ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje me këtë ndarje të papritur, por të vijojë me angazhimin e saj. Vetë modelja e mirënjohur pranoi muaj më parë se është në një lidhje dashurie. Beniada ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku nuk shpëtoi pa u ngacmuar në lidhje me jetën e saj personale.

Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë. “Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada. Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada.

Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, erdhi dhe fotoja e parë e çiftit. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Emri i Blertit nuk është një emër i panjohur për publikun.

Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë “shkesa” e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale. Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës. “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjigj duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”. Por, biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se “do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat”.

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha, të të dalin të palarat”, i tha Manushi. Ish-konkurrentja e “BBVIP 1”, Beniada Nishani është shprehur se ndjehet e dashuruar dhe më e lumtur se kurrë. “Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.
Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.

“Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes. Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar: “Me qetësi, ëmbëlsi”.
“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada. Por, duket se edhe historia me Blertin nuk përfundoi mirë për ish-finalisten e “Big Brother 1”. Ndonëse dyshja ishte kudo e pandarë dhe planet e tyre flisnin për një vijimësi të marrëdhënies, diçka ka ndodhur dhe dyshja ka shkëputur këtë histori të lindur rreth 1 vit më parë.


