Beniada ka folur së fundmi për çiftin Donaldi-Beatrix duke thënë se ndonjëherë vetëm tërheqja fizike nuk mjafton.

E ftuar në “Top Albania Radio”, modelja tha se ka parë emocione mes tyre dhe e mohoi që të ketë qenë aktrim. Sipas saj, Donaldi është mërzitur shumë që Beatrix nuk shkoi në darkën që ishte menduar nga produksioni.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plotë me lot. Nuk mendoj se kjo është aktrim… Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë… Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton.”-tha Beniada.
Modelja ka patur një raport shumë të mirë me të dy gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Sidomos javëve të fundit ka qenë tepër e lidhur me Donaldin. Madje, ajo i fliste shpesh atij për Beatrix dhe i kërkonte ta përshëndeste dhe mos të mërzitej.
Kujtojmë se ishte Beatrix ajo që njoftoi në rrjetet sociale ndarjen nga aktori. Përmes një statusi në Instastory ajo la të kuptohet se ata nuk janë më bashkë. Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Ajo po ashtu, ka hequr nga Instagrami Donaldin dhe Romeon dhe njësoj ka vepruar edhe vëllai i saj, Albani.
© Panoramaplus.al

