Emrat e personazheve të njohur keqpërdoren shpesh për qëllime të ndryshme. Persona të caktuar përpiqen të përfitojnë nga emri i tyre dhe kjo i ka ndodhur edhe moderatores Nevina Shtylla.
Dikush ka kontakuar bizneset në W
hatsApp në emër të saj për të marrë produkte falas, në këmbim të reklamës.
Megjithatë, Nevina Shtylla ka publikuar mesazhet duke thënë se nuk është e vërtetë që personi në fjalë është ajo, si edhe numri nuk është i saji.
“Bëni kujdes! Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni, pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes!”– shkroi ajo.

Më pas bashkangjiti edhe disa mesazh të dërguara nga personi që iu është prezantuar bizneseve si moderatorja e njohur.
“Shpresoj të mos ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi. E përsëris që nuk është përdorur vetëm emri im. Numri i telefonit ndryshon por mënyra e vjedhjes është e njëjtë. Bëni kujdes dhe denonconi nëse keni patur probleme të tilla,”- shtoi moderatorja.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

