Raporti i tyre në Për’puthen shumë shpejt u kthye në një nga të preferuarit e publikut. Bëhet fjalë për dyshen Jasmin Kadriu dhe Andi Artani.

Të rinjtë zhvilluan shumë takime të bukura, mirëpo zënkat e shumta nuk i lejuan të dilnin çift nga programi.
Ndonëse e lanë që do ta provonin jashtë Për’puthen nuk vonoi shumë dhe e gjithë situata u kthye në një trekëndësh, përfshirë edhe Diona Fonën, me të cilën Jasmina pretendonte se Andi e ka tradhtuar.
Ndonëse ka kaluar kohë, dy ish-konkurentët akoma vazhdojnë dhe thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Disa orë më parë ish-konkurentja e Për-puthen ndau një Instastory ku shkruhej: “Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj.”

Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte edhe reagimi i menjëhershëm i Andit, i cili zgjodhi TikTok-un për të thënë fjalën e tij.
Artani ka realizuar një video me zërin që është bërë trend në këtë pltformë, ku dëgjohet Stresi teksa thotë që dukjen e tij ia dedikonte ex-it, që ta kuptojë çfarë kishte humbur.
Në një situatë kur thumba të tillë janë përdorur shpeshherë, dhe ndarja e tyre nuk ishte e qetë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë që ish-çifti sërish ia adresojnë njëri-tjetrit.
Më herët në një intervistë Andi Artani u shpreh se do të kishte pasur dëshirë të kishte dalë edhe me disa vajza të tjera nga programi, por deklarata vetëm për Jasminën nuk e lejoi. Ai tregoi se me Dionën ka pasur vetëm raport shoqëror, por Jasmina nuk e kishte kontaktuar asnjëherë për ta pyetur në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij, ndonëse Kadriu është shprehur se çelësi i një marëdhënieje është komunikimi, ajo nuk ka komunikuar asnjëherë më të, por i mbante inat dhe e bllokonte në rrjete sociale.




