1 Shtator, 2022

Bëhet pjesë e emisionit të njohur, kush është shqiptarja që po “çmend” grekët (FOTO)


Reality show-t në mbarë botën rezervojnë surpriza të veçanta për shikuesit, duke i mbërthyer përpara televizionit.

Sidomos kur tema e tyre kryesore janë vajzat e bukura në garë me njëra-tjetrën.

Sezoni i ri i “Greece’s Next Top Model” mirëpret shumë vajza që duan të bëhen pjesë e industrisë së modës.

Audicionet kanë përfunduar dhe ndonëse transmetimi nuk ka nisur ende, vajzat janë tashmë në shtëpinë e GNTM. Mirëpo këtë vit ky emision vjen me një risi, duke qenë se pjesë e kastit është edhe një vajzë me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Alexia Traiko, e cila sipas mediave greke duket një favorite shumë e fortë për të fituar. Kokëkuqja bukuroshe ndiqet nga mbi 5 mijë persona në rrjetet sociale. Një vështrim në profilin e saj në Instagram, Alexia duket se nuk kursehet kur bëhet fjalë për foto provokuese.

© Panoramaplus.al