3 Korrik, 2023

Bëhet baba për herë të parë, Marash Kumbulla ndan fotot e ëmbla dhe zbulon emrin e vajzës


Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kumbulla ka ndarë foto së bashku me partneren e tij dhe të voglën të cilën e kanë quajtur Matilde.

Mbrojtësi i Romës shfaqet tepër i lumtur teksa mban në krahë vajzën e tij.

“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty ❤️”, shkruan Kumbulla në “Instagram”.

© Panoramaplus.al