20 Gusht, 2020

Befason Sara Hoxha, pozon në krah të prindërve të ish të dashurës së Ledri Vulës


Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre, pasi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shfaqen gjithmonë bashkë. Marrëdhënia mes tyre duket shumë e mirë, madje Sara Hoxha nuk e ka aspak problem që të shoqërohet me prindërit e ish të dashurës së Ledri Vulës.

Bëhet fjalë për Dukagjin dhe Anesa Lipën, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Ata kanë kaluar së bashku një mbrëmje në Ulqin dhe duket mjaft të lumtur. Ishte vetë Ledri Vula që postoi një foto ku shihet krah partneres së tij, Dukagjinit, Anesës si edhe djalit të tyre Gjin Lipa.

Këngëtari është përfolur për një romancë me Dua Lipën kohë më parë dhe pas ndarjes ka ruajtur raportet me të, si edhe familjarët e saj.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Sara Hoxha na befason, pasi ajo është parë edhe nën shoqërinë e ish të dashurës tjetër të Ledri Vulës, Dafina Zeqirit.

Madje ato kanë publikuar foto së bashku në rrjetet sociale.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al