27 Tetor, 2018

Befason fansat në koncert, Rita Ora shndërrohet si reperi amerikan për “Halloween” (FOTO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora e merr gjithmonë seriozisht festën e “Halloween”-it.

Rita Ora dhe Post Malone

Mbrëmjen e djeshme, ajo i ka habitur të gjithë fansat e saj me transformimin që kishte bërë. Rita kishte zgjedhur që të shndërrohej në reperin e famshëm amerikan, Post Malone dhe ia ka dalë me sukses.

27-vjeçarja u shfaq e veshur me një këmishë të gjerë me kuadrate, ndërkohë që mbante një cigare në duart e përshkruara plot me tatuazhe. Gjithashtu fytyra e Ritës ishte shndërruar me mjeshtëri në atë të Post Malone-s, duke nisur nga telat në dhëmbë, tatuazhet ikonë në fytyrë, mjekra e kaçurrelat.

“Do e nis Halloween-in për ju, pikërisht tani. Postyyy të dua vëlla @postmalone .. Dhe gjithashtu, faleminderit për 14 milionë fansa në “Instagram”, shkruan bashkëngjitur me fotot Rita Ora.

Njëkohësisht, këngëtarja me famë botërore surprizoi të gjithë fansat e mbledhur në koncertin në Webley, ku u shfaq e veshur si reperi Post Malone.

Rita Ora

Post Malone

Panorama Plus

© Panoramaplus.al