8 Nëntor, 2018

Bebe Rexha zbulon përse nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj


Siç e dimë, këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexhe është beqare. Që nga viti 2015 kur ajo i dha fund historisë së dashurisë me Alex, këngëtarja ka zgjedhur që të mos ketë asnjë mashkull në krah.

Ndërkohë arsyen se pse ajo preferon të jetë beqare e ka zbuluar një ditë më parë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

“Nuk kam nevojë për një mashkull. I paguaj vetë të gjitha”, shkruan Bebe Rexha bashkëngjitur me foton ku ajo shfaqet në shkallët e një avioni.

Pra Bebe ka zgjedhur që të jetë e pavarur dhe shumë e lumtur me sukseset e njëpasnjëshme që po arrin.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al