Bebe Rexha ka treguar për të gjithë fansat disa fakte interesante nga jeta e saj, të cilat ata mund të mos i dinë. Teksa fliste për “US Weekly”, këngëtarja me famë botërore, tregoi edhe disa zakone që i ka trashëguar nga familja shqiptare.

Këngëtarja nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, pasi ka folur nëpër intervista për traditat, apo ka publikuar foto e video në rrjete sociale të vendit tonë.
Mes të tjerash, Bebe ka zbuluar se i ati e ka mësuar si të kultivojë bimë, prandaj këngëtarja ka një kopsht me domate në shtëpinë e saj luksoze në Los Anxhelos.

Lista me 25 gjërat që mund të mos i dini rreth Bebe Rexhës:
1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York.
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.

6.Filmi im i preferuar është “Harry Potter”.
7.Pi të paktën tri kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr. Babai im u rrit në një fermë në Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë.

11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marrë patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë “No Doubt”.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.

16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është “Arnold Palmer”.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim, Bear, se ka frikë të shkoj tek profesionistët.
20.Kam një statujë “Buddha” në oborr prej 15 vitesh.

21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas tri gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.


