Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do jetë aktore zëri në filmin e animuar “Ugly Dolls”.
Bebe do të jetë dublante e një prej personazheve në film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Charli XCX dhe Lizzo.

Në një postim në “Instagram”, Bebe tregon se filmi ka një mesazh të bukur dhe është shumë e lumtur për këtë projekt që shumë shpejt do e shihni të gjithë.
Mediat e huaja shkruajnë se Kelly Clarkson do të dublojë zërin e personazhit kryesor Moxy, që udhëton me miqtë e saj në qytetin e Përsosmërisë, ku të gjithë janë të përsosur.
Ata takohen me Lou (Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajnon kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrin për të luajtur.
© Panoramaplus.al
