Bebe Rexha njihet për pozat e saj të nxehta dhe provokuese në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar së fundmi në Instastory një foto e veshur me një xhaketë ngjyrë rozë që i nxjerr në pah deklotenë.
“Gjoksi im duket mrekullueshëm sonte”, shkruan ajo krahas fotos.

Këngëtarja e kishte kombinuar xhaketën me një palë xhinse, taka dhe një çantë ngjyrë rozë.

Këngëtarja njihet për postime të tilla. Në një video të publikuar pak ditë më parë, ajo shfaqet mjaft sensuale duke treguar format e saj të rrumbullakosura, duke treguar kështu se nuk e ka aspak problem t’i ekspozojë përpara të gjithëve. Ajo e ka shoqëruar videon me një mbishkrim duke përcjellë edhe një mesazh: “Ku janë mbretëreshat e mia të masës së mesme.”

Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.
© Panoramaplus.al
