Shpesh herë flet hapur dhe nuk stepet t’i thotë gjërat ashtu siç janë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për herë të parë ka rrëfyer diçka ndryshe.

Ajo, përmes një postimi në ‘Instagram’, ka folur për adoleshencën e saj e cila mesa duket nuk paska qenë aspak e bukur. Bebe tregoi se ka vuajtur nga bullizmi dhe se të gjithë e tallnin dhe e quanin të shëmtuar.
“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrën time dhe të gjithë qeshën.
Unë u ngacmova çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, ne të gjithë meritojmë të ndjehemi të sigurt,”, shkruan këngëtarja.
Ajo ka dhënë kështu një mesazh me shumë vlerë për të gjithë!

© Panoramaplus.al

