30 Gusht, 2019

Bebe Rexha feston 30-vjetorin dhe ka një mesazh për të gjithë: Mos u përpiq të… (VIDEO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, feston sot 30-vjetorin e saj të lindjes.

Për ditën e saj të veçantë, ka zgjedhur se si dhuratë për veten të publikojë këngën më të re që mban titullin “Not 20 anymore” (jo më 20). E teksti i këngës duhet të dëgjohet nga të gjithë ata persona që tashmë i kanë kaluar të 20-at.


“Nuk jam më 20 vjeçe. Mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurte Sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”, thuhet në tekst.

Pak ditë më parë, këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur që mbush 30 vjeç dhe se tani është më e mençur, më e fortë dhe një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë.

Ndërkohë kujtojmë se këtë vit në “VMAs”, Bebe Rexha arriti të rrëmbejë për herë të arë një çmim dhe karriera e saj është duke kapur majat.

© Panoramaplus.al