22 Shkurt, 2022

Beatrix s’duket pranë Donaldit, aktori këndon këngën e Borës. Monika Lubonja performancë ‘të nxehtë’ në krah të pilotit/ Çfarë nuk u pa tek festa (jo dhe aq) private e Big Brother


Pas 136 ditësh, një fitoreje të madhe dhe shumë poemikave, Big Brother ka mbajtur sot festën private. Të ftuar kanë qenë banorët e shtëpisë, por nuk kanë munguar as figurat e njohura të ekranit, apo bashkëpuntorë të Big Brother.

Festa, që ka nisur disa orë më parë është ndezur nga atmosfera e krijuar, ku banorët edhe janë ngjitur në skenë. Ndonëse nuk ishte në regjistrimin e Post Big Brother, Donaldi u shfaq në festë, i maskuar si “Spiderman”. Ai erdhi i shoqëruar nga vëllai i tij binjak, Romeo dhe këngëtari Elgit Doda. Në të gjitha shkrepjet ai shfaqet i shoqëruar nga miqtë dhe kolegët, duke rënë në sy mungesa e Beatrix.

Ndonëse sipas burimeve, këngëtarja ka qenë e pranishme në festë, dyshja nuk është parë bashkë. Të gjithë të pranishmit kanë shpërthyer në brohoritje dhe duartrokitje, teksa Donaldi është ngjitur në skenë dhe ka hequr maskën. Megjithatë vështirë të shihje diku pranë tij, partneren, Trixa. Ajo qe nuk kishte sesi te mungonte ishte kenga qe Donaldi i ka dedikuar Bores, e interpretuar nga vete ish-konkurenti i Big Brother.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Fifin, e cila ka festuar mes miqsh, por edhe partneri i saj ishte present. Ajo dhe Adisi janë shfaqur bashkë përgjatë gjithë festës, duke mos i fshehur puthjet e përqafimet. Graniti bëhet me dije se ka qëndruar larg kësaj dysheje, duke konfirmuar edhe konfliktin me këngëtaren. Kujtojmë se brenda shtëpisë së Big Brother, Fifi dhe Graniti patën një flirt, që u mbyll pas deklaratës së ish-futbollistit se e shihte artisten si motër.

Shpirti i festës ka qenë padyshim Monika. Aktorja ka kërcyer përgjatë gjithë natës duke e shijuar festën. E më e nxehtë është bërë situata, teksa ajo ka performuar për pilotin e saj. E ashtu si duket, gjatë kërcimit ai e ka mbajtur në krah aktoren e njohur. Armina Mevlani, Xhemi Shehu, Ami dhe Ermali, Bledi Strakosha. Edi Manushi, ishin disa nga të ftuarit e tjerë në festën organizuar pas përfundimit të reality-show.

Si pjesë e Top Medias, ftesa i ka shkuar edhe Bora Zemanit, e cila nuk ka qenë në festë, duke shmangur kështu një përballje të mundshme me ish-të dashurin e saj.

© Panoramaplus.al