Pas daljes së Semi Jaupajt, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, janë afruar shumë me njëri-tjetrin. Ata janë kapur për dore, kanë fjetur në krahët e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer shikime flirtuese.
Ditën e djeshme teksa po fliste me Pajtimin në dhomën e gjumit, Donaldi u pyet se si do të përgjigjet nëse e ngacmojnë për lidhjen. Aktori tha: “Se di çfarë të më vijë plako. Unë asnjëherë nuk bëj gjë kot. S’e kam të vështirë të flas”.
Ndërkohë, Einxhel, Antonela, Sarah dhe Beatrix, diskutuan me njëra-tjetrën në lidhje me marrëdhënien e saj me Donaldin. Vajzat e mbështetën Trixën dhe i thanë së nuk ka nevojë që ajo të tregojë çfarë ndjen për aktorin, sepse duket.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Nuk mund t’ia privosh që të ndodhë diçka.
Beatrix: Jo, jo.
Einxhel: Askush nga ne nuk ka joshur askënd, unë as nuk e kam joshur Arbrin, ai më ka pëlqyer vetë edhe Sarah me PM dhe anasjelltas. Kështu që prandaj kjo gjëja (Triksa dhe Donaldi) na duket shumë okej të gjithëve, se askush nga ne nuk e sheh si diçka të qëllimshme, por të natyrshme. Janë ndarë për shumë arsye, ca gjëra kur thyhen nuk ngjiten dot më. (flet për Borën). E nëse dikush ndjen diçka të re që është kuptuar që para shumë javësh, nuk ka asgjë për tu mërzit apo për tu shqetësuar, se pa qenë ti këtu brenda ai ka thënë ‘s’mund të them që jam me të’. (Borën). Kushdo që të ishte, qoftë Semi apo personi tjetër, do ishte e paevitueshme, sepse pëlqimi dhe në cep të botës të jesh nuk kontrollohet, asgjë nuk e ndalon, thjesht çështje kohe.
Sarah: Beatrix si ndihesh?
Einxhel: Mos e pyesni si ndihesh se s’ka nevojë për komente.
Beatrix: Rrush është… nuk ka dëshirë t’i jap një vulë.
Einxhel: Gjëja është shumë në rregull, këta janë shumë okej.
Mbrëmjen e djeshme, banorët u ndanë dyshe-dyshe për të luajtur një lojë nga vëllai i madh. Një ndër pyetjet së cilës duhej t’i përgjigjeshin ishte se kë do donin të shihnin çift brenda shtëpisë.
Iliri, Meridiani, Einxhel ishin të të njëjtit mendim se Donaldi dhe Beatrix janë tashmë një “çift”, duke shtuar se kjo pyetje nuk ishte aspak e vështirë, pasi kjo gjë është evidente.
© Panoramaplus.al

