16 Shkurt, 2022

Beatrix Ramosaj publikon fotot e pushimeve në Dubai/ Këngëtarja bën gjestin e papritur


Pasi refuzoi të darkonte me banorët e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj është nisur disa ditë më parë për pushime drejt Dubait me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj dhe një grup miqsh.Gjatë ditës së sotme ajo ka postuar një album me disa fotografi gjatë pushimeve në Instagramin e saj ku ndër to vihet re dhe një foto e shkrepur ku këngëtarja ka bërë gjestin e Spidermanit e cila është përfolur si shenja që ka bërë shpesh herë i dashuri i saj, Donald Veshaj, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”.Mësa duket modelja ka pëshëndetur partnerin e saj nga Dubai me gjestin e shumëpërfolur.

Pas thashethemeve që opinionistja, Balina Bodinaku zbuloi se këngëtarja ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me të dashurin e saj, Beatrix reagoi ashpër duke i hedhur poshtë këto spekulime.

Rikujtojmë se Donaldi bëri një deklaratë shumë të ëmbël për të ditën e të dashuruarve duke i thënë për herë të parë “Të dua”. Madje, ai i bëri thirrje Romeos dhe fannsave t’i dërgonin Beatrix një buqetë me lule në emër të tij. Kërkesa e aktorit u realizua brenda pak orëve si nga fansat, ashtu edhe nga Romeo të cilët dërguan në shtëpinë e Beatrix dhuarat e buqeta me lule.

Ndërsa Beatrix ka treguar mbështetjen e madhe që i jep të dashurit të saj nëopërmjet një postimi me një foto të Donaldit në Instastory ku ka shkruar “Me ty”, teksa ka ftuar ndjekësit nga Kosova dhe Shqipëria të votojnë për të dashurin e saj.

© Panoramaplus.al