16 Shkurt, 2022

Beatrix Ramosaj e akuzoi për shpifje, reagon Balina Bodinaku: Është gjëja më absurde…


Këngëtarja Beatrix Ramosaj bëri publike ditën e djeshme një bisedë të zhvilluar në Instagram, me opinionisten zyrtare të Big Brother Vip, Balina Bodinakun, ku kjo e fundit i shkruan se një shoqe i ka thënë që ish-banorja gjendet në Dubai me të dashurin e saj. Ramosaj e ka akuzuar opinionisten për shpifje duke shtuar se se kjo do të jetë hera e fundit, në të kundërt do të ndjekë rrugën ligjore.

Pas statuseve të këngëtares ka reaguar edhe opionionistja Balina Bodinaku.

Nëpërmjet një story të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo e ka cilësuar si “gjënë më absurde që i ka ndodhur”, situatën në fjalë. Bodinaku ka sqaruar se ky komunikim është zhvilluar me një person që mendonte se ajo e njihte por në fakt ka rezultuar të jetë profil fallco.

Më tej ajo shton se ky nuk është një komunikim publik dhe se akuzat për përbaltje imazhi dhe përdorim të komunikimeve personale i takojnë asaj pasi i është prekur privatësia.

POSTIMI I PLOTË:

Ështe gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltie të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua. Ky është një komunikim nga Instagrami im personal me një person që mendoja se e njihja, por në fakt ishte një açount fallco (as me Beatrix, siç është kuptuar nga disa). Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën ta bëjnë kushdo që shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër, aty nuk ka asnië deklaratë ku unë të pretendoj fare është e vertetë, apo jo. Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta perdorë, do e perdorë gjithsesi. Ne këtë pike jam unë që më është prekur privatësia

P.S. është komunikim personal dhe si I tillë nuk ka asnjë lidhje me produksionin.

Rikujtojmë që Beatrix Ramosaj bëri gjithashtu një status ku shprehet se instikti nuk e ka gënjyer as kur ka qenë brenda në shtëpi, ku sipas saj, Balina e ka sulmuar. Në fund, ajo shprehet se kjo do të jetë hera e fundit që shpik për të, në të kundërt do të ndjekë rrugën ligjore.

© Panoramaplus.al