15 Shkurt, 2022

Beatrix në Dubai/ Donaldi: Nëse ka ikur nga Shqipëria, nuk i flas më


Donaldi dhe Beatrixa kanë ndeshur me problemet e para në çift. Ndonëse të ndarë nga njëri-tjetri, çifti edhe sherrin e parë e kanë bërë në sy të publikut. Këngëtarja anuloi darkën me të, pas batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit për Bora Zemanit. Fill pas kësaj situatë, Trixa ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria. Ditën e djeshme u zbulua se ajo ishte në Dubai dhe shoqërohej nga kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.

Vetë këngëtarja ka zgjehdur të qëndrojë në heshtje përgjatë gjithë kësaj kohe, ndonëse në rrjetet sociale dhe në media është përfolur çdo ditë për të. Ndërkaq në një situatë në dukje më të vështirë gjendet Donaldi. Që nga mbrëmja kur mori vesh se e dashura e tij ishte mërzitur, konkurenti i Big Brother ka vijuar me shumë pikëpyetje rreth kësaj marrëdhënie.

I mërzitur ai e ka uruar ditën e djeshme për Shën Valentin, duke u shprehur ndër të tjera se ‘ E ke dh**r, por Gëzuar Shën Valentin”. Në bisedë me banorët e tjerë, ai ka shprehur hapur zhgënjimin e tij rreth vendimit të Beatrix për të mos ardhur në shtëpinë e Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë duke diskutuar me vajzat e shtëpisë rreth dilemave që ka rreth saj. Por duket se ideja se ajo mund të jetë larguar nga Shqipëria ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tij. ndonëse ai nuk e di çfarë po ndodh jashtë, Donaldi ka paralajmëruar fundin e kësaj marrëdhënieje nëse është kështu.

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishanin, dy finalistet, pohuan se Trixa mund të mos jetë në Shqipëri, ç’ka nervozoi shumë Donaldin.

BISEDA

Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.

Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.

Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.

Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.

 

© Panoramaplus.al