As Beatrix nuk ka qenë e pranishme në regjistrimet e “Post Big Brother VIP” ditën e sotme që do të ndahet për t’u transmetuar në tre ditë të ndryshme për 2 javët që do të vijnë.

Lajmi është bërë me dije nga Olti Curri i cili një një postim në rrjetet sociale shkruan: “Edhe Beatrix nuk ka qenë e pranishme sot në regjistrimet e tre puntatave të “Post Big Brother VIP””. Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga vetë këngëtarja, e cila duket se ka mbështetur të dashurin e saj.

Më herët Donaldi ka postuar në Instastory një foto me vajzën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, Ajkën. “Me fansen time më të bukur”- ka shkruar ai duke shuar kuriozitetin e të gjithe nëse ishte në regjistrime. Si duket aktori ka injoruar ftesën për të marr pjesë në këto tre puntata të fundit duke vijon takimet me miqtë dhe familjarët.

Të gjithë ish-banorët së bashku me opinionistët janë mbledhur në studiot e “Top Channel” për të diskutuar edhe një herë të gjitha situatat mes tyre gjatë këtyre katër muajve.
© Panoramaplus.al
