Pavarësisht polemikave të fundit Beatrix vijon ta mbështesë Donaldin, dhe këtë e ka treguar edhe në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar ditën e sotme në Instastory një foto nga shtëpia e “Big Brother VIP” ku ka shkruar në një karton: “ Go, baby. My number 1.” Krah fotos ajo shkruar: “Të dërgoj shumë fat për sot dhe po kryqëzoj gishtat për ty”- teksa ka etiketuar aktorin.

Po ashtu, ajo ka publikuar edhe një screenshot të mesazheve që ka dërguar për të votuar Donaldin si fitues të “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se një ditë më parë mediat konfirmuan se Beatrix ka pranuar të jetë pjesë e finales së madhe. Njerëz pranë saj kanë bërë me dije se këngëtarja do jetë në studion e “Big Brother VIP” për të mbështetur të dashurin e saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë Beatrix refuzoi të takonte Donaldin dhe të ishte pjesë e spektaklit të gjysmëfinales. Ajo u shpreh e lënduar me batutat e Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit. Po ashtu, ajo është përplasur virtualisht edhe me Balina Bodinakun. Ishte Beatrix ajo që publikoi disa mesazhe të Balinës ku ajo shkruante se këngëtarja kishte iku jashtë me të dashurin.
© Panoramaplus.al
