22 Shkurt, 2022

Batutat e tyre bënë bujë, Salsano Rrapi dhe Ermal Mamaqi në festën e “Big Brother VIP”! Ky ishte reagimi i Donaldit


Pavarësisht gjithë bujës që shkaktuan me batutat e tyre, Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në festën e “Big Brother VIP”. Ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafi ishin të gjithë të pranishëm në festën që përmbylli sezonin e parë të “Big Brother VIP” në një hotel në Tiranë.

Gjithë sytë ishin te Donald i cili i surprizoi të gjithë me pjesëmarrjen e tij. I veshur si Spiderman aktori u shfaq në festë bashkë më të vëllain, Romeon dhe mikun e tyre Elgit Doda. Në këtë mënyrë ai i dha fund zërave se është përplasur me produksionin dhe se ka anuluar emisionin “Më lër të flas”.

Por, përveç Donaldit ajo që na bëri përshtypje ishte edhe pjesëmarrja e dy aktorëve Salsano Rrapi dhe Ermali Mamaqi.

Për ju që po pyesnin veten për arsyen, po ju rikujtojmë se një javë para finales Salsano dhe Ermali ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP” për shkak të një darke që u zhvillua mes banorëve dhe miqve të tyre.

Në bisedë e sipër, Ermali tha me batutë se në sezonin e ri të serialit të tij H.O.T do marrë si aktore kryesore Bora Zemanin teksa ftoi Ilir Shaqirin të lunate rolin e bashkëshortit të saj në serial. “Kurse Donaldi do jetë vrasësi dhe padashje ka vrarë edhe Beatrix.”-tha Salsano duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë, madje edhe te Donaldi. Fill pas kësaj, Ermali dhe më pas Salsano u larguan nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me urdhër nga “vëllai i madh”.

Kjo gjë lëndoi Beatrix e cila refuzoi të ishte në spektaklin e asaj mbrëmjeje në studio dhe po ashtu refuzoi edhe darkën me Donaldin duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Donaldi tha se nuk e kupton sjelljen e saj dhe se e gjitha ishte shaka.

Edhe pas daljes ai duket se mendon njësojë. Donaldi është parë mbrëmë në shoqërinë ë të dyve në rrjetete sociale duke shkëmbyer batuta e duke festuar. Nga ana tjetër ai as nuk është përshëndetur me Beatrix e cila nuk është parë e shoqëruar me asnjë.

© Panoramaplus.al