15 Tetor, 2019

“Bashkohemi të dy në një dimension tjetër..”, në ditëlindjen e Ergit, e motra përfundon këngën e lënë përgjysmë..


“Bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër..”, këto janë vargjet e shkëputura nga kënga më e re e Barbana Dinit. Kënga me titullin ‘Ku je’, është e veçantë për Barbanën pasi do lançohet sot në ditëlindjen e Ergit, vëllait të saj të ndjerë.

Por kjo këngë ka edhe një tjetër veçanti dhe rëndësi në jetën personale të këngëtares sepse ishte projekt i papërfunduar nga Ergi.

“Më 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, ka shkruar Barbana.

Ergi Dini u nda nga jeta në një moshë fare të re si pasojë e një aksidenti duke lënë pas shumë projekte të papërfunduara.

© Panoramaplus.al