Dy ish-konkurrentët, Alvisa Qarri dheBashkim Saiti ishin çifti i parë të cilët u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin e dashurisë. Mirëpo pas daljes nga “Për’puthen”, lidhja e tyre nuk zgjati për shumë kohë, ku dhe dyshja treguan për ndjekësit e tyre se marrëdhënies i kishin dhënë fund.
I ftuar në “Prime”, Bashkimi ka rrëfyer për herë të parë arsyet përse ndarja e tyre ndodhi kaq shpejt.
Ai tregoi se të njohësh dikë para ekranit është shumë më ndryshe se jashtë. Ish-konkurrenti u shpreh se gjatë emisionit ka vepruar më shumë me ndjenjë dhe se kishte një presion edhe më të madh ndërsa jashtë ka vepruar me një logjikë më të ftohtë.
“E kam thënë dhe sa kam qenë në program që dua ta njoh jashtë. Të njohësh dikë para ekranit është një ekperiencë shumë ndryshe nuk e kam përjetuar më përpara as unë e as ajo dhe jo gjithë kush e kupton. Ne vendosëm të dalim nga program dhe ta vazhdojmë jashtë por jo çdo njeri që të pëlqen ose ke një ndjesi për të është i duhuri për tërë jetën por ishte një eksperiencë e bukur. Ishte një gjë që nuk e doja por ndodhi dhe sa isha në program mund ta them hapur që veproja me ndenja dhe jo me logjikë por kur je jashtë ke më pak presione dhe veprova pak me ftohtë”, rrëfeu ai.
I pyetur sesi është tashmë raporti i tij me Alvisën pas ndarjes, Bashkimi u shpreh se patën një ndarje të qetë kanë shkëmbyer disa mesazhe por jo diçka më shumë. Ai u tregua i rezervuar në lidhje me arsyet specifike të ndarjes por zbuloi se njëra prej tyre ishe dhe komunikimi.
“Dy ditë pas ndarjes kemi pasur disa biseda por shyqyr Zotit kemi qenë të rritur dhe e kemi kuptuar që kur nuk shkon nuk shkon. Vetëm sepse lidhja jonë u bë publike kjo nuk do të thotë se duhet të ndaj çdo gjë me të gjithë, unë thjesht i kam borxh publikut t’i tregoj a jam me të a nuk jam. Arsyet personale ndonjëherë nuk thuhen, jemi njerëz që kemi familje dhe respektojmë njëri -tjetrin. Komunikimi ka qenë një nga problemet, jam njeri që i marr gjërat edhe më shtruar dhe më pesimist”-tregoi Bashkimi.
Gjithashtu rrëfeu se nuk është ende gati të krijoj një marrëdhënie tjetër dhe se dëshiron të qëndrojë për disa kohë në qetësi.



