16 Korrik, 2022

Bashkëshortja e tij feston ditëlindjen, Mc Kresha bën gjestin e veçantë për Erzinën (Video)


Reperi i njohur Mc Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu vazhdon të mbetet ende një ndër artistat më të pëlqyer për publikun shqiptar.

E ndërsa jemi në sezonin e verës për artistin do të thotë më shumë punë, më shumë koncerte dhe kjo gjë ka bërë që ai të mos gjendet pranë partneres së tij, Erzina Shehu e cila sot feston ditëlindjen e saj.

Mesnata e gjeti reperin në mes të koncertit të tij dhe me këtë rasti ai vendosi të bënte gjestin e veçantë për Erzinën. Krahë mikut të tij Lyrical Son, artisti i kërkoi publikut të këndonin të gjithë së bashku me ta këngën e ditëlindjes për bashkëshorten e tij.

Mc Kresha ka qëndruar gjithmonë shumë hermetik kur vjen puna rreth jetës së tij personale. Ndonëse prej disa vitesh është i martuar me Erzinën një vajzë të panjohur për publikun, këngëtari është shumë i kujdesshëm t’i shpëtojë syrit publik. Megjithatë jo gjithmonë ia del.

Çifti mirëpriti në jetë fëmijën e dytë, një djalë, më herët këtë vit. Ata janë po ashtu prindër të një vajze.

Edhe pse për të ka shumë kuriozitet nga publiku, reperi e cilëson pak bezdisës faktin që mediat online dhe audienca kanë më tepër interes për gjërat personale të tij se sa ato publike. “Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh Kresha i ftuar në “N’maj t’gjuhës” pak javë më parë.

Kohëve të fundit reperi është lidhur me një largim nga muzika. Vetë ai ka deklaruar se do jetë i angazhuar në koncerte dhe se punon për albumin e ri me Lyrical Son, që po përpiqen ta përfundojnë sa më parë. “Gjithçka është bukur e mirë në jetën personale e profesionale. Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që bëjmë. Mundohemi mos të jemi ekstravagant. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë.”– është shprehur Mc Kresha.

© Panoramaplus.al