17 Nëntor, 2022

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, habit me rrëfimin për dasmën e tyre: Doja ta vrisja


Këngëtari shqiptar Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina, ishin të ftuar në një intervistë ku treguan marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin.

Romina zbuloi se përfshihet në projektet muzikore të këngëtarit  dhe tregoi se vendos edhe për figurantet vajza,  ndërkohë që nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi. Sipas saj, puna e Erikut ka anën pozitive dhe negative të sajën, por kjo nuk e bën xheloze megjithëse e ndjek shpesh.

Pas martesës luksoze, Erik Lloshi dhe gruaja e tij shkojnë në muaj mjalti | FLASH

Çifti u ndal edhe në jetën e tyre përtej punës, duke treguar se kush është ai që shpenzon shumë, mes të dyve Eriku është ai që është dorëlëshuari, ndërsa Romina si një bankiere i bën llogaritë më së miri. Këtu Eriku shton me shaka se asaj nuk i shpëton asgjë madje edhe fotot ku duken lekët nga koncertet.

Në përvjetorin e parë të martesës, Erik Lloshi shkruan këto fjalë për partneren e tij (FOTO) - Lajme.al

A do të bënte çifti një dasmë të dytë? Të ishin të mendimit që jo. Eriku tha me shaka se “as e kam për plane fare,  me harxhu lekë kot”. Madje ai tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.

Pas martesës luksoze, Erik Lloshi dhe gruaja e tij shkojnë në muaj mjalti | FLASH

Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. “Në atë moment doja ta vrisja, por nuk kisha çfarë bëja, ishte kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina në ‘Abc e Pasdites’.

 

 

© Panoramaplus.al