18 Shtator, 2023

Bashkëshortja e Kanye West u “kryqëzuan” nga fansat për veshjet e çuditshme! Zbulohet e vërteta që fshihet pas tyre dhe lidhet me Kim Kardashian


Prej kohësh reperi i njohur Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori janë shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara për shkak të veshjes së tyre të çuditshme, por në veçanti kjo e fundit.

Mirëpo stilisti i njohur, SJ Adams gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “The Mirror US” ka zbuluar se bukuroshja australiane veshet në këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndoshta veshjet e fundit të Biankës janë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Krijimi i polemikave përmes përdorimit të modës nuk është diçka e re, pasi kjo ka qenë një mënyrë e provuar dhe e testuar për të tërhequr vëmendjen e publikut për dekada të tëra.”- tha ai.

Ndërsa vazhdoi: “Padyshim që ka shumë ngjashmëri fizike midis Biancës dhe ish-gruas së Kanye, Kim, e cila u bë një emër i famshëm për shkak të veshjeve të saj. Pra, nuk është për t’u habitur që Bianca të ndihet disi e prirur që përpiqet të lartësojë statusin e saj të famshëm duke ndjekur shembullin e ish-bashkëshortes së reperit”.

© Panoramaplus.al