2 Tetor, 2023

Bashkëshortja e Kanye West e lindur dhe e rritur në një familje kriminele, zbulohet e shkuara e ‘errët’ e prejardhjes së Bianca Censori


Pas ndarjes nga Kim Kardashian, reperi i njohur Kanye West disa vite më parë u martua me Bianca Censorin, e cila prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të veshjes së saj të çuditshme.

Kanye West dhe Bianca Censori bënë një dasmë ‘jozyrtare’.

Mirëpo së fundmi MailOnline ka zbuluar të shkuarën dhe prejardhjen e saj të ‘errët’.

Sipas kësaj medie, arkitektja familja e së cilës është me origjinë nga Italia, lindi dhe u rrit në Australi, dhe xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, i njohur me pseudonimin  ‘Al Capone i Melburnit ‘.

Babai i Biankës quhet Elia Leo’ Censori dhe u dënua me disa vite burg pasi u kap me heroin dhe me një pistoletë të mbushur.

Leo Censori ishte një mbret i lojërave të fatit, i cili kaloi vështirësi në një bust heroine

Babai i Biancës njohet si një  ‘figurë e rëndë kriminale’, ndërsa xhaxhai i bashkëshortes së reperit, Eris Censori, një vrasës me pagesë.

Ish-gruaja e Leo Censorit i dha bilbil jetës së tij kriminale në vitin 1991 në Herald Sun të Melburnit.

Vëllai i tyre më i madh Edmondo – i njohur si ‘Eddie Capone’, po vuan një sërë dënimesh duke përfshirë sulmin ndaj policisë, vjedhje dhe kërcënimi.

Herald Sun ekspozoi Leo Censori në vitin 1991 kur John Silvester i The Age punonte atje.

© Panoramaplus.al