Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka treguar gjithmonë se ka shumë shije në veshje. Ajo ka thënë se për të nuk ka rëndësi çmimi apo marka, por stili.

E teksa në gardërobën e saj gjenden veshje të shtrenjta të markave të ndryshme, ajo së fundmi ka bërë një deklaratë kundër çmimeve stratosferë.
Në “Instastory”, Emina ka publikuar një fotografi të një çante “Hermes” ku çmimi i saj shkon në 62.750 dollarë.

“Më vjen keq, çfarë!!! 62 mijë dollarë? Jam pro luksit dhe markave të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe kjo këtu është budallallëk”, shkruan në mbishkrimin e fotos Emina.
Edhe pse Emina është e martuar me miliarderin Sam Nazarian dhe i ka mundësitë që të blejë një çantë të tillë, ajo tregoi se çdo gjë e ka një kufi.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
