4 Dhjetor, 2018

Bashkëpunim mes motrash, publikohet një pjesë e këngës së re të Norës dhe Erës (VIDEO)


Shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi i parë mes motrave Istrefi. Një ditë më parë, Nora publikoi një foto në profilin e saj në “Instagram” ku zbulonte se po xhironte për këngën e re.

Nora shfaqej e veshur me një fustan lejla dhe si gjithmonë në super formë. Ndërsa Era ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet një mikrofon.

Motrat ende nuk kanë zbuluar asgjë rreth këngës së tyre, por kjo e fundit tashmë po bën xhiron e rrjetit pasi këngëtari i njohur Claydee e ka postuar atë në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al