28 Shkurt, 2022

Bashkëpunim me Dafinën? Beatrix publikon videon, por këngëtarja kosovare nuk i përgjigjet


Ndonëse për jetën private ky është një moment i vështirë për Beatrix, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet muzikës. Ditët e fundit është folur për një bashkëpunim të sajin me Dafina Zeqirin.

Dy artistet u panë së bashku, duke lënë të kuptohet se për diçka po punohet. Të gjithë po e presin këtë produksion, madje më shumë se të gjithë ndoshta vetë Trixa. Këngëtarja është në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga Donaldi. Këtë moment të vështirë sentimental, ajo do ta përkthej në vëmendje në muzikën e saj.

Pas takimit me këngëtaren kosovare, ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar një nga këngët e Dafinës. Por ajo që ra në sy, ishte fakti se Dafi nuk ia shpërndau këtë video në profilin e saj, ashtu si bën me shumë fansa, apo kolegë këngëtarë. Ndoshta është një pakujdesi, apo ndoshta një sinjal, se bashkëpunimi duhet të presë edhe pak, këtë nuk e dimë.

© Panoramaplus.al