Mbrëmjen e djeshme, Jerina Lalaj opinisoniste e programit ka lajmëruar produksionin dhe publikun se tashmë nuk do të jetë më pjesë e ‘Love Storyt’, pasi debati që pati me Robert Aliaj ishte një “dhunë fizike dhe verbale”.

Madje ajo u shpreh se ndihet e ofenduar edhe nga qëndrimi që produksioni mbajti në këtë debat.
“Panorama Plus” ka kontaktuar gjatë ditës së sotme me Jerina Lalaj, e cila në fillim tha se e gjithë deklarata e bërë mbrëmë në spektakël i tregon të gjitha.
Por e pyetur lidhur me një prononcim të shkurtër sa i përket Robertit, nëse ai e ka telefonuar pas spektalit për t’i kërkuar ndjesë ajo u shpreh se nuk i intereson të flasë për të.
‘Nuk dua të flas për të, pasi të gjitha i thashë dje në program. Nuk kam marrë ndjesë nga askush”-u shpreh ajo.
Lidhur me deklaratën e bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, kur u tërhoq nga programi Jerina tregoi se e kishte mirë-menduar dhe se tashmë nuk ka më “kthim pas’.
“Unë nuk jam njeri i prapaskenave dhe ato që thashë gjatë mbrëmjes së djeshme në program do ju qëndroj deri në fund. Me personin në fjalë nuk kam kontaktuar në telefon pas daljes nga programi, dhe as nuk dua ta bej këtë gjë. Sa i përket ndjesës, ai nuk ka kërkuar. Unë e mbylla rrugëtimin tim mbrëmjen e djeshme në “Love Story’ për arsye që i thashë dhe aty”-është shprehur Jerina.
Ju rikujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ajo deklaroi se do të tërhiqej nga programi, si shkak i gjithë kësaj “dhune” që ajo përjetoi.
“Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat të keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.”, tha ajo.



