24 Nëntor, 2018

Bashkë me Dua Lipën për darkë, Bebe Rexha tregon linjat trupore me fustanin e shkurtër (FOTO)


Ato janë të dyja këngëtare të mirënjohura ndëkombëtarisht. Bebe Rexha dhe Dua Lipa dukeshin elegante teksa bashkonin forcat për një darkë të premten në Londër.

29-vjeçarja Bebe tregoi format e saj trupore me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, të cilin e kishte kombinuar me një rrip të zi që i shfaqte belin e hollë.

Fustani golf ishte i prerë për të zbuluar këmbët e këngëtares, e cila kishte veshur edhe një palë çizme të larta të zbukuruar me perla.

Ndërsa këngëtarja e hitit “One kiss” kishte veshur një palë pantallona ngjyrë gështenjë të shoqëruar me një bluzë ngjyrë bizele dhe një palë sandale me gëzof rozë.

23-vjeçarja kishte veshur gjithashtu edhe një pallto të trashë, ngjyrë çokollatë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al