19 Prill, 2019

“Bashkë jemi, duhemi!”, ja çfarë thonë dy moderatorët shqiptarë për marrëdhënien e tyre (VIDEO)


Dy moderatorët e njohur, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, janë përfolur për një lidhje më tepër se shoqërore me njëri-tjetrin. Madje shpeshherë ata janë përballur edhe me kuriozitetin e fansave të tyre, të cilët i kanë pyetur: “A jeni bashkë?”.

Gjithashtu ka patur nga ata fansa që në profilet e dy moderatorëve në rrjetet sociale shkruajnë komente të tipit: “Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy”, kur ata postojnë ndonjë foto bashkë.

Ndërkohë për t’u dhënë njëherë e mirë përgjigje këtyre pytjeve, Ori dhe Isli kanë qenë të ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku kanë folur për marrëdhënien e tyre.

Në një moment moderatorja e emisionit i pyet: “A jeni bashkë ju të dy?”. “Bashkë jemi se s’jemi veç”, ia përgjigjet Isli.

“Moj duhemi ne?”, kthehet më pas ai nga Ori, e cila i përgjigjet: “Duhemi!”, e më pas kanë qeshur të dy.

 

View this post on Instagram

 

Kete te shtune ne “Pop Culture” Superdyshja e mengjesit ? @topchannelalbania @isli_islami @ori_nebijaj ??

A post shared by Pop Culture (@pop_culture_tch) on


Por gjithçka ka qenë në formë shakaje. Nebijaj edhe më herët e ka thënë se mes tyre ka vetëm shoqëri dhe asgjë më tepër.

© Panoramaplus.al